Uji dhe dritat bllokohen – banorët e pallateve të reja s’futen pa certifikatë pronësie!

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Brendshme Albana Koçiu dhe ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, prezantoi sot masat e reja të qeverisë për forcimin e kontrollit mbi territorin.

Ai deklaroi se në çdo ndërtim të ri, uji dhe energjia elektrike do të lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së pronësisë, duke nënvizuar se kjo do të ndalojë hyrjen e banorëve në apartamente pa hipotekë.

Sipas Ramës, deri më tani qytetarët janë bërë shpesh viktima të abuzimeve të ndërtuesve dhe dobësive të mbikëqyrjes nga bashkitë, duke mbetur pa dokumentet ligjore të banesës së tyre. Për këtë arsye, janë përcaktuar katër faza të detyrueshme kontrolli dhe asnjë objekt nuk do të dorëzohet pa përfunduar sipas lejes së ndërtimit dhe projektit të miratuar.

“Nuk do të lejohet më që njerëzit të futen në apartamente pa hipotekë. Kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme,” – theksoi kryeministri.

More posts