U tha se u sëmur në qeli, por a e takoi Mero Baze Erion Veliajn në spital sot? 

Gjatë kontrollit mjekësor që ka zhvilluar këtë të enjte kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj, në spitalin shtetëror të Durrësit, mësohet se atje janë mbledhur shumë familjarë, por edhe personazhe të tjerë, siç është Mero Baze, botues i gazetës ‘Tema’.

Dikur një ‘barkçjerrë’, siç quhet në zhargonin popullor, që tani është kthyer në miliarder dhe pronar hotelesh, duke pasuruar veten dhe fëmijët e tij.

Arsyeja e kontrollit shëndetësor ka qenë thjesht një kontroll rutinë për Erion Veliaj, siç i bëhet çdo të burgosuri.

Kjo më shumë varet nga mjekët sepse në Shqipëri ka ndodhur jo pak herë që mjeku të japë ekspertizë të rreme, duke falsifikuar dhe shpikur problematika shëndetësore për të nxjerrë të burgosurit dhe ndoshta Erion Veliaj nuk bën përjashtim.

Ajo që ka rënë në sy është se gjatë kohës kur Erion Veliaj është çuar në spital për kontollin shëndetësor rutinë është shfaqur Mero Baze. 

Nuk dihet nëse ka pasur një takim Mero Baze, ky gazetar i nevertishëm i pushtetit të G-99, një nga lëpirësit e Erion Veliajt.

Por gjithçka do të kuptohet sot, duke pritur shkrimin apo editorialin e radhës nga SPAK-ut, prokurorëve dhe drejtësisë në Shqipëri, thjesht dhe vetëm për ta linçuar drejtësinë, për arsyen e thjeshtë se mban në burg një individ të korruptuar me 13 akuza për vepra të rënda penale.

Mero Baze është një nga njerëzit që me dhjetëra shkrime, me helm, shpifje e fyerje, ka sulmuar e akuzuar prokurorë dhe drejtësinë.Dhe këtë e ka bërë vetëm për një arsye: që të dalë nga burgu një i korruptuar si Erion Veliaj. Për asnjë politikan tjetër, për asnjë zyrtar tjetër, për Erion Veliajn nuk mbajti dot dhe e lëshoi veten

More posts