U qëllua 7 herë me thikë nga djali i saj – kjo është drejtoresha që tronditi Maqellarën! Sbulohet arsyeja e sulmit (detajet)

Një ngjarje makabre ka tronditur paraditen e sotme Maqellarën, ku një grua 50-vjeçare është plagosur rëndë me thikë nga djali i saj biologjik, brenda banesës së tyre. Viktima është Nexhmie Sula, një emër i njohur në komunitet si drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest, ndërsa autori i dyshuar është djali i saj 26-vjeçar, Ikler Sula.

Sipas burimeve nga policia dhe dëshmitarë nga zona, konflikti kishte nisur për arsye të padobishme, për probleme të natyrës familjare dhe mosmarrëveshje të vazhdueshme në shtëpi. Por këtë herë, situata doli jashtë kontrollit, kur i riu ka marrë një thikë kuzhine dhe ka qëlluar të ëmën shtatë herë në pjesë të ndryshme të trupit.

Pas krimit të rëndë, fqinjët që kishin dëgjuar zërat dhe thirrjet për ndihmë kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën. Forcat blu mbërritën me urgjencë dhe arrestuan autorin brenda banesës, ndërsa viktima u transportua fillimisht në spitalin rajonal të Dibrës dhe më pas u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Gjendja e saj paraqitet e rëndë, por e stabilizuar, sipas burimeve spitalore. Mjekët janë duke bërë maksimumin për të shpëtuar jetën e saj, ndërsa plagët që ka marrë janë të thella dhe të rrezikshme.

Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa i riu do të përballet me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje në rrethana familjare, vepër që dënohet rëndë nga ligji. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Ikler Sula mund të ketë pasur probleme të shëndetit mendor, por kjo do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimeve psikiatrike.

Banorët e Maqellarës janë ende në tronditje nga ngjarja, duke e përshkruar Nexhmie Sulën si një grua e qetë, e përkushtuar në punën e saj si edukatore dhe gjithmonë e përkujdesur për familjen.

More posts