U përfol ndër emrat e personazheve që zhvillonin takime speciale me të burgosurit, Efi Dhedhes sqaron të vërteten: 

Personazhi i njohur i televizionit, Efi Dhedhes, ka reaguar publikisht ndaj një sërë thashethemesh që po qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale, ku emri i saj është lakuar si pjesë e një liste personazhesh të njohura, të cilat dyshohet se kanë vizituar të burgosur përmes “takimeve speciale”.

Fillimisht, Efi u duk se e mori me sportivitet situatën, duke mos e komentuar drejtpërdrejt, por së fundmi ka zgjedhur të reagojë e indinjuar përmes një postimi në InstaStory.

Ajo është shprehur e revoltuar ndaj shpifjeve që, sipas saj, po dëmtojnë imazhin dhe postimet e saj në rrjete sociale:

“Ju lash, sa ju lash të bëni pis postimet e mija, tani ju them që të ndaloni. Nuk ma ndjen me thënë të vërtetën. Nëse po e bëj këtë story, është se të lutem aman, se po më prishni postimet,”  u shpreh Efi.

Ajo shtoi se kjo situatë po ushqehet nga njerëz që, sipas saj, “nuk kanë punë tjetër” dhe e mbylli reagimin me një deklaratë ironike në lidhje me inicialet që janë përdorur në thashethemet online:

“Për ta mbyllur doja të thoja që inicialet e mija janë I.DH (Ifigjenia Dhedhes), dhe jo E.DH

More posts