U nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, publikohet fotoja e rrallë e Artur Zhejit

Jemi mësuar që gazetarin Artur Zhejin, ta shohim nëpër ekranet shqiptare duke bërë analiza politike të thella mbi atë se çfarë politikanët tanë servirnin, por dhe për kritikat e tij.

Teksa sot, Zheji u nda papritur nga jeta, në moshën 64-vjeçare pas një arrest kardiak, është gjetur një foto e rrallë e tij nga koha e fillores.

Me dorë në zemër, sytë e mbyllur për shkak të diellit që e “godite” paksa, si dhe me uniformen e shkollës, ky ishte Artur Zheji në fillore.

Buzëqeshja nuk i vënitej paçka diellit, apo vështirësitë e kohës, duke shfaqur kështu gjithnjë më të mirën e tij. 

Kujtojmë se publicisti i njohur ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, pas një arrestu kardiak, teksa po drekonte me familjen e tij pasi po festonin ditëndjen e të birit, në Sarandë. Ai ndërroi jetë përgjatë transportit në spital.

Kush ishte Artur Zheji?

I lindur më 29 gusht 1961, i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit, Artur Zheji njihet për publikun shqiptar si gazetar, publicist, por dhe drejtues i një emisioni shqiptar.

Ai ka qenë i angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë në vendin tonë. Veprimtaria e tij konsistonte analiza politike, shkrime editoriale të ndryshme si dhe drejtimin e programeve televizive.

Artur Zheji u diplomua për regjisor në Institutin e Lartë të Arteve, ku spikati dhe la gjurmën e tij në dramaturgjinë shqiptare. Në skenën e Teatrit Kombëtar, u vendos në skenë drama e tij “Raimonda”, përgjatë kohës që diplomohei.

Pas diplomimit, Zheji u zhvendos në Itali ku qëndroi për rreth 10 vite. Aty, ai punoi në “Radio Radicale” si specialist i çështjeve të Evropës dhe Ballkanit, përgjatë kohës së luftës së Kosovës, duke u bërë kështu dhe një zë i rëndësishëm i shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

Që prej vitit 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.

Artur Zheji u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, duke lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, djalin 22-vjeçar dhe vajzën 19 vjeç.

More posts