Kjo është Alma Rexhepi, 21 vjeç.
U lind dhe u rrit emigrante! 21 vjecarja kthehet ne Shqiperi per tu bere police, arsyeja do iu çudise

Ndryshe nga bashkëmoshataret e saj që në këto ditë të nxehta vere zgjedhin si do të vishen dhe ku do të shkojnë, Alma po jeton ëndrrën e saj, të shërbejë në uniformat blu. Prej më shumë se një viti ajo është pjesë e patrullës së përgjithshme të komisariatit nr 1 në Tiranë.
“Që e vogël shikoja policë dhe doja të bëhesha si ata. Jam ndikuar dhe nga gjyshi që ka qenë oficer”, shprehet ajo për Top Channel.
U lind dhe u rrit në Greqi ku studio dhe ushtroi sporte marciale dhe arriti të merrte edhe rripin e zi por ëndrra për të veshur uniformën blu nuk iu zbeh. Pavarësisht se prindërit të cilët janë rezidentë në Greqi e kishin fëmijë të vetëm nuk mundën dot ta pengonin të ndiqte pasionin e saj.
“Ëndrra më solli në Shqipëri. Mami dhe babi janë në Greqi unë erdha në tiranë ndoqa akademinë dhe tani jam police. Jam shumë e lumtur që realizova ëndrrën dhe kam ambicie edhe për më tej. Kur të hapet akademia për oficere do të konkurroj”.