Trup i pajetë i një 72-vjeçari të zhdukur prej ditësh, gjendet i dekompozuar në Fier
U largua nga banesa,72-vjeçari humb pa gjurmë, gjendet i dekompozuar në tokat e fshatit

Një ngjarje e rëndë është zbuluar këtë të enjte në Fier, ku trupi i pajetë i një 72-vjeçari është gjetur në një gjendje të dekompozuar në tokat e fshatit Sektor Seman.
Viktima është identifikuar si M. Sh., banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia më datë 12 korrik 2025, pas denoncimit të bërë nga vëllai i tij për zhdukjen e tij pa gjurmë nga banesa.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Fierit, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës. Megjithatë, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, grupi hetimor ka nisur hetimet dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore.