Një burrë i cili u kap nga gruaja e tij duke bërë seks me një femër tjetër, në pjesën e pasme të një furgoni, pretendon se nuk ka bërë asgjë të keqe pasi tradhtia ndodh çdo ditë, kudo në botë.
U kap nga gruaja duke bërë s*ks me një femër tjetër, reagon burri: Nuk kam bërë asgjë të keqe, tradhtia është..

34-vjeçari u filmua më të dashurën nga nëna e katër fëmijëve të tij, teksa kjo e fundit i gjeti në fugonin e punës, të parkuar në një rrugë.
E tërbuar nga ajo çfarë pa, Charmain Cherowbrier, e cila kishte qenë për 17 vite e dashuruar me Warren, filmoi gjithë skenën teksa në sfond dëgjohej të bërtiste “a je me të në pjesën e pasme të fugonit”.
Mirëpo së fundmi ka thyer heshtjen Cherobrier, i cili pretendon se para aktit ishte ndarë nga bashkëshortja e tij dhe ishte larguar nga shtëpia.
“Ka dy anë në çdo histori. Nuk është aspak një kohë e vështirë për mua sepse u ndava nga gruaja dhe isha larguar nga shtëpia. Ndodh mijëra herë, çdo ditë, kudo në botë, kështu që për sa më përket mua, nuk kam bërë asgjë të keqe. Ne u ndamë vitin e kaluar dhe unë u largova nga shtëpia bashkëshortore, kështu që nuk e shoh si problem. Problemi i vetëm është se është bërë virale,” u shpreh ai.