U gjet i pajetë në Lezhë, ekspertiza mjekoligjore: Gjergj Tushën e vrau demi

Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbardhur rrethanat e ngjarjes tragjike në Lezhë, ku 65-vjeçari Gjergj Tusha u gjet i pajetë pasditen e djeshme.

Sipas raportit, plagët e viktimës nuk janë shkaktuar nga armë zjarri. Megjithatë, ekspertiza evidenton dëmtime të rënda dhe thyerje të brinjëve. Sipas hetimeve paraprake, gjatë kohës kur dyshohet se ndodhi ngjarja, Tusha ishte duke kujdesur bagëtitë e tij.

Po shqyrtohet mundësia që viktima të jetë goditur nga demi që ruante, pasi në brirët e kafshës janë konstatuar njolla gjaku. Bashkëshortja e 65-vjeçarit ka deklaruar gjithashtu se demi ishte i egër dhe e kishte paralajmëruar të shoqin për rrezikun që mund të sillte.

Hetimet vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

More posts