U ekz*kutua sot në mes të Athinës/ Del fotoja dhe emri i shqiptarit

Athina është tronditur sot nga një atentat me armë zjarri në zonën “Agio Pandeleimona”, ku u ekzekutua 47-vjeçari shqiptar Artur Bashimi.

Në trupin e viktimës policia greke gjeti një pasaportë shqiptare, ndërsa burime hetimore thonë se pista kryesore lidhet me prishje pazaresh droge.

Bashimi nuk ishte emër i panjohur për drejtësinë: ai rezulton i arrestuar më parë për pjesëmarrje në grup kriminal dhe akuzuar për disa vjedhje.

Hetimet për identifikimin e autorëve dhe motivin e saktë të atentatit vijojnë.

Foto

More posts