U bë festë në b*rg, i shkoi dhe djali”, Lala: Erion Veliaj u tradhëtua, por tani po pergatit dicka qe do trondise te gjithe

Gazetarja e njohur Klodiana Lala ishte e ftuar në emisionin “Kjo javë” këtë të premte, ku foli dhe për situatën e Erion Veliajt në institucionin e paraburgimit në Durrës.

Lala tha se ndryshe nga rasti i Saimir Tahirit, ish-ministër i PS me të njëjtën peshë politike si Veliaj, të cilin e takonin njerëz pas cdo séance gjyqësore, me ish-kryebashkiakun ndodhi krejt ndryshe, duke u lënë i vetëm në “hallin e tij”

Gazetarja Lala tha se ish-kryebashkiaku kishte patur pritshmëri në fillim, se jashtë burgut do të gjente njerëz që dëshironin ta takonin, madje në ditët e para, Veliaj mendoi se do të kishte dhe protesta në mbrojtje të tij, por ai u përball me dimrin e vetmisë së madh

“Tani e ka kuptuar që e kanë tradhëtuar të gjithë dhe po përpiqet të ndërtojë një strategji ndonëse të vonuar se si të dalë nga e gjithë kjo lufta e madhe, sepse janë 13 akuza, 9 për korrupsion. Më kanë thënë zyrtarët e burgjeve që është më i tërhequr”, tha Lala.

Gazetarja solli dhe një detaj nga burgu ku po vuan izolimin ish-kryebashkiaku Veliaj, një festë e organizuar në ambientet e qelisë ku ka marrë pjesë dhe djali i tij Kajan.

U bë një festë në burg, e zbukuruan burgun, shkoi dhe djali atje, ishte interesant e parë nga ana njerëzore. Pra po e ndaj sot në dy aspekte. Në erion veliaj një zyrtar që ka perceptim të lartë për aferat dhe momentet njerëzore. Ajola Xoxa nuk e ka takuar, vetëm vëllai dhe një ish zyrtar i bashkisë, Dokushi, që po merret me çështjen e tij”, tha Lala.

E pyetur se si do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-kryebashkiakut të Tiranës, gazetarja Klodiana Lala tha se beteja do të jetë e gjatë.

More posts