Pas më shumë se tre muajsh betejë të vazhdueshme me jetën, Ersi Perparim Fusha, 25 vjeç, është ndarë nga jeta këtë të hënë, më 6 tetor. I riu nga Rrubjeka ishte plagosur rëndë në aksidentin tragjik që ndodhi më 18 qershor në aksin rrugor Maminas–Gjiri i Lalzit, ku dy automjete tip “Benz” u përplasën me forcë.
U aksidentua në qershor, pas 4 muajsh në betejë për jetën, ndërron jetë Ersi Fusha

Ersi qëndroi për javë të tëra në kujdes intensiv, ndërsa familja dhe miqtë nuk reshtën së shpresuari. Apeluan për ndihmë, për gjak, për lutje… por plagët e marra ishin fatale. Sot, ai mbylli sytë përgjithmonë, duke lënë pas një boshllëk të thellë për të gjithë ata që e njohën si një djalë plot jetë, të dashur dhe të përkushtuar.

Varrimi i tij do të zhvillohet sot, më 6 tetor, ora 14:00, në fshatin Rrubjekë të Maminasit. Ngushëllime të sinqerta familjes Fusha për këtë humbje të parakohshme. Kujtimi i Ersit do të mbetet i gjallë tek të gjithë ata që e deshën.