Një ngjarje tronditëse ka ardhur nga Korça, ku një burrë i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij pas plot 6 muajsh. Askush nuk e kishte vënë re mungesën e tij, ndërsa trupi u gjet vetëm pas gjysmë viti, në kushte të rënda.
Turp t’ju vijë!’ – Avokati shpërthen pas tragjedisë në Korçë, i moshuari u gjet i vdekur pas 6 muajsh ( Video )

Ngjarja ka shkaktuar zemërim dhe reagime të shumta. Avokati i njohur, Zaçe Islami, ka shprehur indinjatën e tij me një mesazh të fortë drejtuar emigrantëve që lënë prindërit vetëm në Shqipëri:
“Turp t’ju vijë! Mos i hëngshi ato lekë! Mos u kthefshi, nëse i lini prindërit vetëm e ikni jashtë!”
Fjalët e tij kanë ndezur debate të forta, duke ngritur një pyetje të dhimbshme: a po harrohen të moshuarit tanë?
Ky rast tragjik është një kambanë alarmi për shoqërinë shqiptare mbi kujdesin dhe vlerësimin ndaj prindërve dhe të moshuarve që shpesh mbeten të vetmuar.