Një turiste ka humbur jetën tragjikisht pasditen e kësaj të diele në plazhin e Durrësit.
Turistja nga Serbia erdhi ne Durrës per pushime dhe ndëron jetë!

Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasja S. T., 66 vjeçe, banuese në Serbi
Ajo dyshohet se është mbytur aksidentalisht, teksa po lahej në det. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar.
Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.