Një episod sa humoristik aq dhe i pakëndshëm ka ndodhur sot në një restorant në Sarandë, ku një klient shtetas italian, i veshur me pantallona të shkurtra të zeza dhe me një çantë shpinekonsumoi drekë dhe ëmbëlsirë, e më pas u largua me vrap pa kryer pagesën.
Turisti ha dhe fryhet në restorant dhe me pas ikën me vrap ! ( Video )

Incidenti ndodhi në një moment kur stafi nuk e kishte nën vëzhgim. Menaxheri i lokalit e cilëson këtë veprim si të papranueshëm dhe të dëmshëm si për biznesin ashtu edhe për punonjësit.
“U bëjmë thirrje të gjithëve të tregojnë korrektësi dhe respekt për punën e të tjerëve. Nëse dikush ka informacion lidhur me këtë person, ju lutemi të na kontaktoni privatisht,” apelojnë nga restoranti.
Autoritetet janë lajmëruar për ngjarjen, ndërsa bizneset e zonës paralajmërojnë për raste të ngjashme dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të denoncojnë menjëherë.
Denoncimi i plotë: