Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv theksoi se raportet e huaja e nxjerrin krimin me origjinë nga Shqipëria si nënkontratkor dhe jo si “koka” e grupeve, siç pretendohet rëndom nga publiku.
Truri i kr*mit ne Shqiperi ndodhet ne Fier! Karamuco: Ja pse fieraket nuk kapen kurre, cili eshte s*kreti

Sipas tij, frazat kur thuhet që shqiptarët kanë pushtuar sheshet e Romës për trafikun e drogës janë totalisht të gabuar, sepse në thelb asgjë nuk është e vërtetë.
Ai theksoi se tregun e trafikut të drogës e kontrollojnë grupet italiane si Camorra apo Ndragheta.
“Historia e kriminalitetit italian e fut Shqipërinë si prestanome dhe si nënkontraktor. Kam vënë re shumë raporte këto vite, që prokurorët e antimafias qeshin, kur i janë thënë raportet tona, se ne i bëjmë vetë nganjëherë kurth vetes kur themi se “shqiptarët kanë pushtuar sheshet e Romës për drogë”. Kush të lë në Romë në ty? Kush të lë Camorra apo Ndragheta? “, tha ai.
Ai shtoi se sa i përket vendit tonë, truri i krimit të organizuar është qytetit i Fierit.