Tronditëse/ Vret policin dhe fajëson vaksinën anti-COVID për depresionin e tij.

Një sulm i rëndë me armë zjarri u zhvillua pranë selisë së Centers for Disease Control and Prevention (CDC) në Atlanta, ku një njeri i armatosur hapi zjarr drejt godinave të institucionit. Në këtë tragjedi, një oficer i policisë, David Rose, 33 vjeç, humbi jetën gjatë përpjekjes për ta ndaluar. Autori u identifikua si Patrick Joseph White, 30 vjeç, i cili më pas u gjet i vdekur në vendngjarje — ende pa qartësi nëse nga policia apo vetëgjyqësi.

Autoritetet kanë raportuar se sulmuesi fajësoi vaksinën anti-COVID-19 për gjendjen e tij emocionale — e cila sipas tij, e bëri depresiv dhe me ide vetëvrasëse.

Incidenti ka ngjallur shqetësim të madh për sigurinë e punonjësve të institucioneve publike, teksa Bashkimi i punonjësve të CDC-së ka kërkuar nga zyrtarët e lartë shtetërorë që të dënojnë publikisht dezinformatat rreth vaksinave, të cilat sipas tyre, kanë krijuar një klimë armiqësie ndaj komunitetit shkencor.

Në këtë klimë, Robert F. Kennedy Jr., Sekretari i Shëndetësisë dhe Babai i vaksinave skeptike, është përballur me kritika të ashpra nga punonjës të shkencës, të cilët e akuzojnë për thellimin e mosbesimit ndaj vaksinatave dhe shkencës në përgjithësi.

Hetimi është ende në zhvillim e sipër, duke përfshirë analizën e objektit të rrethuar nga qindra plumba. Sulmi vuri në pah tensionet dhe pasojat serioze që gënjeshtrat dhe dezinformatat rreth vaksinave mund të kenë në sigurinë publike dhe në sakrificën e punonjësve të shëndetit publik.

More posts