Tronditëse: Babai i tre fëmijëve sajon vdekjen e tij për një grua tjetër – ja sa u dënua

Një histori e pazakontë ka përfunduar në gjykatë. Ryan Borgwardt, 45 vjeç nga Wisconsin, i cili gushtin e kaluar u shtir se ishte mbytur gjatë një udhëtimi me kajak për të braktisur familjen dhe për të takuar një grua tjetër në Georgia, u dënua të martën me 89 ditë burg për pengim të një oficeri policie.

Dënimi ishte pothuajse dyfishi i atij që prokurorët kishin rekomanduar në një marrëveshje pranimi fajësie. Ata kishin kërkuar vetëm 45 ditë, por gjykatësi vendosi 89 ditë – të njëjtin numër ditësh që Borgwardt kishte arritur të mashtrojë autoritetet duke u shpallur i zhdukur.

Përveç burgut, ai u urdhërua të paguajë 30 mijë dollarë dëmshpërblim për shpenzimet e operacionit të kërkim-shpëtimit. Në gjykatë, Borgwardt shprehu pendesë:

“Më vjen thellësisht keq për veprimet që bëra atë natë dhe për gjithë dhimbjen që u shkaktova familjes dhe miqve të mi.”

Fillimisht ai ishte deklaruar i pafajshëm, por më pas ndryshoi pranimin në “pa kundërshtim”, një pranim që ligjërisht trajtohet si fajësi për qëllime dënimi.

More posts