Trondit 24-vjeçarja me historinë për njerkun: Kapa telefonin e tij, të gjithë flisnin për trupin tim

Një vajzë 24-vjeçare ka rrëfyer një histori tronditëse abuzimi nga ana e njerkut të saj, me të cilin kishte ndarë jetën për më shumë se 12 vite.

Ajo ka zbuluar se ai kishte përdorur imazhe të saj, të shkrepura nga mamaja gjatë pushimeve familjare, për t’i modifikuar përmes një aplikacioni që e bënte të dukej nudo, dhe më pas i kishte shpërndarë me miqtë e tij.

“U shokova kur pashë komentet në telefonin e tij. Të gjithë flisnin për trupin tim, me fraza si ‘je me fat’ dhe ‘perfekte’. E dija menjëherë se për çfarë bëhej fjalë… dhe ishin të gjitha imazhe të miat”, rrëfeu ajo për rubrikën “Dear Deidre” të  The Sun.

Sipas saj, njerku, i cili kishte hyrë në jetën e saj kur ajo ishte vetëm 12 vjeç, e justifikoi veprimin duke thënë se “ishte thjesht kurioz për aplikacionin” dhe “s’e kishte menduar seriozisht”.

Por për të renë, situata është thellësisht traumatike:

“E di që ato nuk janë imazhe të vërteta të trupit tim, por ndjesia është njësoj si nëse dikush të shkel në intimitetin më të thellë. Më duket si një tradhti e neveritshme.”

Sipas ‘The Sun”, ajo tani po përshpejton planet për t’u larguar nga shtëpia ku jeton me nënën dhe njerkun, por mbetet e shqetësuar për reagimin e mamasë, të cilës ende nuk ia ka treguar ngjarjen.

“Jam e frikësuar si do ta përballojë. Kam frikë se mund të rrëzohet bota e saj… por a është më mirë të largohem pa thënë asgjë, apo të tregoj të vërtetën?” shkruan vajza.

More posts