Tro*ditet bota e televizionit! Ndahet nga jeta ylli i telenovelave

Aktorja legjendare, Eileen Fulton, e njohur për rolin e saj ikonik në serialin “As the World Turns”, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.

Fulton u nda nga jeta më 14 korrik në vendlindjen e saj, Asheville, Karolina e Veriut, pas një periudhe shëndetësore të përkeqësuar, sipas njoftimit nga “Groce Funeral Home”.

E lindur si Margaret Elizabeth McLarty më 13 shtator 1933, ajo u rrit në një familje modeste, me babanë predikues metodist dhe nënën mësuese.

Eileen do të mbahet mend si një nga figurat më të dashura të televizionit amerikan.

More posts