Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen Itterbeek në Anderlecht të dielën në mbrëmje.
Tr*nditëse! Vri*tet pronari shqiptar i kësaj kafeneje nga qiramarrësi

Një 61-vjeçar shqiptar i identifikuar me iniciale N.M, pronar i kafenesë së njohur lokale “Maison Haute”, është qëlluar për vdekje nga qiramarrësi i tij rreth orës 20:30
Sipas dëshmitarëve, në kafene u dëgjuan të paktën katër të shtëna. Autoritetet konfirmojnë se autori i dyshuar është arrestuar nga policia. Viktima, me origjinë shqiptare, u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë plagëve të marra.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje dhe indinjatë të madhe në komunitet. Michèle, një banuese e lagjes dhe mike e ngushtë e shqiptarit, tregon me lot në sy:
Vetëm dje në mesditë pimë një gotë bashkë. Ishte njeri i mrekullueshëm, gjithmonë i gatshëm të ndihmonte. E kisha paralajmëruar një ditë që ky qiramarrës do të sillte telashe… dhe ja ku jemi sot.”