Një ngjarje rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirin e Lalëzit në Durrës, ku ka humbur jetën një 63-vjeçar teksa po lahej në det.
Tr*nditëse! Mbytet një person në det, dalin detajet e para

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi I. B., banues në Tiranë, dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht.
Megjithatë, grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.
Gjiri i Lalëzit/Informacion paraprak
Rreth orës 07:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, duke u larë në det, shtetasi I. B., 63 vjeç, banues në Tiranë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut dhe rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.