Një tragjedi ndodhi pasditen e së mërkurës në një lagje të kryeqytetit grek, Athinë, ku një grua u gjet e vdekur në apartamentin e saj, menjëherë pasi kishte lindur e vetme në shtëpi.
Tr*nditëse/ Gruaja lind e vetme në shtëpi, vdes bashkë me foshnjën para syve të fëmijëve të mitur

Ngjarja ndodhi në Patisia, ku e vdekur bashkë me nënën u gjet dhe foshnja e porsalindur, me kordonin e kërthizës të prerë.
Sipas mediave greke, tragjedia ndodhi para syve të dy fëmijëve të saj të mitur, 3 dhe 5 vjeç.
Sipas informacioneve fillestare, gruaja, e cila ishte greke, ishte në një fazë të avancuar të shtatzënisë dhe pritej të lindte në ditët në vijim.
Burri i saj, me origjinë nga Xhorxhia, u tha autoriteteve se u shqetësua kur nuk mundi ta gjente, pasi telefoni i saj celular ishte i fikur. Kur u kthye në shtëpinë e tyre në Patisia, pa gruan dhe të porsalindurin në dyshemenë e dhomës së ndenjes, pa ndjenja.