Trajtim me ushqim, pagesë e 1 vit kontratë pune në shtet. Qeveria miraton “ligjin e ri” për…

Në Shqipëri do të nisë zbatimin shumë shpejt Programi Kombëtar i Praktikave të Punës në administratën shtetërore dhe institucionet publike.

Sipas këtij programi, që u miratua në mbledhjen e sotme të qeverisë, parashikohet që cdo vit, të trajnohen 600 të rinj dhe vetëm 250 prej tyre do të kualifikohen për punësim sipas klasifikimit nga institucionet përkatëse.

Programi parashikon 3 muaj trajnim dhe 1 vit punësim me kontratë. Praktika dhe viti i kontratës do njihen edhe si vjetërsi pune.

Ky vendim përmban 8 nene të veçanta, ku bien në sy ato që kanë të bëjnë me kriteret, normat, numrin e të rinjve që do kualifikohen, trajtimin e tyre financiar ditor dhe punësimin në administratë, sipas kërkesave dhe hapësirave. Qëllimi është përfshirja në një eksperiencë dhe integrim i të rinjve profesionistë në administratën publike, qëndrore dhe vendore. 

Shpenzimet i heq të gjitha buxheti i shtetit dhe pagesa ditore do të jetë 500 lekë, kurse të rinjtë do të kenë edhe trajtim me ushqim.

More posts