Trajneri i Serbisë, Dragan Stojković, doli në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes kundër Shqipërisë dhe dha disa deklarata me peshë për sfidën e radhës.
“Trajneri i Serbisë sfidon: I dimë lëvizjet e Shqipërisë, nuk na surprizojnë dot!”

Ai u shpreh se pret një ndeshje të fortë dhe aspak të mërzitshme:
“Është e pamundur që kjo ndeshje të jetë e mërzitshme,” tha ai me bindje, duke shtuar se është i qetë dhe kërkon të njëjtën qetësi edhe nga lojtarët e tij.
Stojković u tregua i sigurt edhe për formacionin titullar:
“Nuk kam asnjë dilemë për formacionin, e di saktësisht kush do të luajë.”