“Tragjedi në qiell: Avioni ushtarak përplaset dhe shpërthen në flakë!”

Një tragjedi ka goditur Forcat Ajrore Italiane këtë të mërkurë (1 tetor), pasi një avion stërvitor T-260B u rrëzua mbi Parkun Kombëtar Circeo, në jug të Romës, duke lënë të vdekur dy pilotët në bord.

Ekipet e shpëtimit zbuluan rrënojat e mjetit të përfshirë nga flakët dhe trupat e pajetë të anëtarëve të ekuipazhit brenda. Për fat të mirë, avioni ra në një zonë të pyllëzuar, pranë hyrjes së parkut, ku nuk kishte civilë.

Shkaqet e rrëzimit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet kanë nisur.

Kryeministrja Giorgia Meloni reagoi menjëherë, duke shprehur ngushëllimet e saj për familjet e viktimave dhe për Forcat Ajrore:

“Shpreh hidhërimin tim të thellë për aksidentin pranë Parkut Kombëtar Circeo. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave, Forcat Ajrore dhe Ministrinë e Mbrojtjes,” shkroi ajo në rrjetin “X”.

More posts