Një ngjarje që ka tronditur komunitetin ndodhi rreth orës 19:45 në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës. Një vajzë e mitur, vetëm 4 vjeçe, është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë të banesës ku jetonte me familjen.
“Tragjedi në Lezhë: Vajza 4-vjeçare bie nga ballkoni,dërgohet me urgjencë në Tiranë

E mitura është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë të specializuar mjekësore. Gjendja e saj shëndetësore mbetet ende e paqartë, ndërsa familjarët janë në ankth për jetën e vogëlushes.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit. Po verifikohet nëse rrëzimi ndodhi si pasojë e një pakujdesie momentale, mungesë mbikëqyrjeje apo rrethana të tjera që mund të kenë ndikuar në këtë tragjedi të mundshme.