Tragjedi në Kërçovë: Dy vajza 16-vjeçare humbin jetën në aksident me motor!(Emri +Foto)

Një aksident i rëndë me motoçikletë pranë fshatit Kolibar ka marrë jetën e dy vajzave 16-vjeçare nga Kërçova, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi.

Të dyja ishin nxënëse të Shkollës së Mesme të Muzikës “Drita”, e cila ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për humbjen tragjike.

“Drejtori, mësuesit dhe nxënësit shprehin ngushëllime të sinqerta familjeve të Erionës dhe Albinës, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë për ta përballuar këtë dhimbje. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre! U prehshin në paqe!”, thuhet në reagimin e shkollës.

More posts