Tragjedi në Itali: Flet bashkëshortja e 25-vjeçarit shqiptar të vrarë gjatë tentativës për grabitje.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak ditë më parë në qytetin Centola, në jug të Italisë, ku një 25-vjeçar shqiptar, Rivaldo Rusi, humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri nga një shtetas italian.

Sipas mediave vendase, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, kur i riu shqiptar, së bashku me një bashkëpunëtor, dyshohet se u futën në banesën e një 60-vjeçari italian, Aurelio Valiante, me qëllim grabitjen e pronës së tij.

Në momentin që vuri re praninë e tyre, Valiante mori armën e gjahut dhe qëlloi në drejtim të të rinjve. Si pasojë e të shtënave, Rusi mbeti i vdekur në vend, ndërsa personi tjetër ndodhet në gjendje kritike në një spital në Napoli.

Pas incidentit, policia italiane shoqëroi autorin e dyshuar të të shtënave, i cili deklaroi para karabinierëve se kishte vepruar në vetëmbrojtje, pasi persona të panjohur kishin hyrë me forcë në vilën e tij.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse përdorimi i armës nga ana e biznesmenit italian ka qenë proporcional dhe brenda kufijve të vetëmbrojtjes së justifikuar sipas ligjit italian.

More posts