Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku një person i armatosur ka hyrë brenda godinës dhe ka qëlluar gjyqtarin Astrit Kalaja.
“Tragjedi në Gjykatën e Apelit Tiranë — Gjyqtari Astrit Kalaja vri*et me armë zjarri brenda zyrës, autori arrestohet në vend”

Mësohet se gjyqtari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri.
Ngjarja ka shkaktuar panik dhe alarm të madh në gjykatë, ku janë plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital. Fatmirësisht, sipas burimeve mjekësore, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Autori i sulmit është kapur dhe arrestuar në vend, ndërsa policia i ka sekuestruar armën e krimit. Deri më tani rrethanat mbeten të paqarta, përfshirë mënyrën se si ai ka arritur të hyjë i armatosur në ambientet e gjykatës.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e motivit dhe verifikimin e procedurave të sigurisë brenda institucionit të drejtësisë.