Dyshohet se nënë e djalë nga Deçani u mbytën në pishinën e shtëpisë në Kanada.
Tragjedi në familje, nëna dhe djali nga Deçani humbin jetën

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka ndarë lajmin e dhimbshëm për vdekjen e një nëne të re me të birin e saj.
Ai është shprehur i tronditur me dy vdekjet e hershme.
“Na e keni vrarë zemren sot! Lagjes sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote, Elzina Halit Ramosaj dhe birit tënd Elonit!”, ka shkruar Ramosaj krahas postimit.
Gazeta Express ka kontaktuar me kryetarin Bashkim Ramosaj për të kuptuar rrethanat e vdekjes së dyfishtë.