Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin Ahmedabad të Indisë, ku një avion i Air India, fluturimi AI171, është rrëzuar pak pasi ishte ngritur nga Aeroporti Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel.
Tragjedi në Ajër: Avioni me 290 Pasagjerë Rrëzohet Pak Sekonda pas Nisjes – Pamje Tronditëse nga Vendi i Ngjarjes! ( Video )

Avioni, një Boeing 787-8 Dreamliner me destinacion Londrën, kishte në bord 242 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, por burime të tjera flasin për një total deri në 290 persona. Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, në zonën e populluar Meghani Nagar pranë aeroportit.
Pamjet e shpërndara tregojnë tym të zi dhe mbeturina të shpërndara gjithandej, duke përshkruar një skenë kaotike. Mbi pesë ekipe zjarrfikësish janë dërguar menjëherë në vendngjarje. Ende nuk ka konfirmime për viktima, por raportohen të plagosur dhe dëme të konsiderueshme.
Hetimet janë në zhvillim nga autoritetet indiane, të cilat po përpiqen të zbulojnë shkakun e aksidentit. Dyshohet se karburanti i shumtë i avionit për një fluturim afatgjatë mund të ketë rritur përmasat e zjarrit pas rrëzimit.
Ky incident rikthen në vëmendje nevojën për masa të shtuara sigurie dhe përmirësim të infrastrukturës ajrore në Indi.