Të paktën 37 persona kanë humbur jetën pas shembjes së një shkolle në ishullin Java të Indonezisë, njoftuan autoritetet vendase të dielën në mëngjes. Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për 26 persona të zhdukur, ndërsa 141 persona janë shpëtuar deri më tani.
Tr agjedi! Shembet shkolla/ 37 persona humbin jetën, 26 ende të “zhd ukur” nën rrënoja

“Deri të dielën në mëngjes, 141 persona u shpëtuan: 104 janë të sigurt dhe 37 kanë humbur jetën”, deklaroi Yudhi Bramantyo, drejtor i operacioneve në Agjencinë Kombëtare të Kërkimit dhe Shpëtimit. Ai theksoi se përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë pa ndërprerje.
Incidenti ndodhi gjatë ditës së shtunë, kur ndërtesa shumëkatëshe e shkollës papritur u shemb, duke zënë poshtë nxënës, mësues dhe staf administrativ. Nuk është bërë ende e ditur shkaku i saktë i shembjes, por autoritetet kanë nisur hetimet dhe po shqyrtojnë mundësinë e shkeljeve të standardeve të ndërtimit apo faktorëve natyrorë si rrëshqitjet e dheut.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë rrënoja të shpërndara, ndërsa shpëtuesit përdorin mjete të rënda dhe duart për të gërmuar nën mbetjet në kërkim të të mbijetuarve. Familjarët e viktimave dhe të zhdukurve janë mbledhur pranë vendit të tragjedisë, duke pritur me ankth lajme për të dashurit e tyre.