Milano është tronditur nga një ngjarje e rëndë me përmasa tragjike që ndodhi mëngjesin e së enjtes në zonën Corvetto, në Via Scheiwiller. Një burrë 44-vjeçar vrau me thikë nënën e tij 73-vjeçare, e më pas vendosi t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë i pallatit ku jetonin.
Tm*rr! E fundit! Djali vr*t mamanë dhe h*dhet nga kati i 8 i pallatit

Sipas mediave italiane, alarmi u dha nga banorët e lagjes, të cilët panë trupin e burrit të shtrirë në trotuar dhe njoftuan menjëherë autoritetet. Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, policia dhe ambulanca. Gjatë ndërhyrjes së shpejtë në banesë, efektivët e policisë bënë një zbulim makabër: në një nga dhomat e apartamentit ndodhej trupi i pajetë i të moshuarës, me plagë të shumta thike.
Brenda apartamentit u gjetën gjurmë të dukshme gjaku dhe rrëmujë në disa prej dhomave, ndërsa nuk ka asnjë shenjë që të sugjerojë përfshirjen e një personi të tretë. Hetuesit dyshojnë se ngjarja ka ndodhur në një moment krize psikologjike të të birit, megjithatë motivet mbeten të paqarta.
Sipas informacioneve paraprake, 44-vjeçari dhe e ëma jetonin bashkë në apartament prej shumë vitesh. Fqinjët janë shprehur të tronditur nga ngjarja, duke thënë se nuk kishin vënë re asnjë shenjë të konflikteve apo problemeve të hapura mes tyre.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të kësaj tragjedie, ndërsa pritet autopsia për të përcaktuar orarin dhe mënyrën e saktë të vdekjes së nënës, si dhe të konfirmohet hipoteza e vetëvrasjes për djalin.