Tmerr në Greqi: Makina përfshihet nga flakët, tre shqiptarë humbin jetën

Një aksident tragjik me pasoja fatale ka ndodhur në orët e paradites në Greqi, ku një automjet me katër shtetas shqiptarë është përplasur nga një kamion, duke çuar në një ngjarje të tmerrshme. Përplasja ka qenë aq e fortë sa automjeti ka marrë flakë menjëherë pas impaktit, duke u përfshirë nga zjarri në pak sekonda.

Sipas raportimeve të mediave greke dhe konfirmimeve nga burime pranë policisë lokale shkruan se në makinën që u dogj totalisht ndodheshin katër shtetas shqiptarë, një burrë 59-vjeçar, një burrë 61-vjeçar (pasagjer), një grua 57-vjeçare dhe një grua 49-vjeçare.Viktimat nuk kanë mundur të dalin nga mjeti, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi automjeti pas përplasjes.

Ndërsa në mjetin tjetër ndodheshin katër shtetas grekë, drejtuesi i mjetit 36-vjeçar, një pasagjer 28-vjeçar dhe dy djem të moshës 4 dhe 5 vjeç.  Të gjithë u dërguan në spitalin e Komotinit me lëndime të lehta.

Aksidenti ka ndodhur në një zonë rurale, e cila ende nuk është identifikuar zyrtarisht nga autoritetet, ndërsa policia greke ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Dyshohet se një nga shkaqet kryesore të përplasjes ka qenë humbja e kontrollit nga ana e kamionit, por ende nuk ka një version përfundimtar.

Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Greqi, ndërsa familjarët e viktimave janë në pritje të identifikimit zyrtar dhe procedurave për kthimin e trupave në atdhe.

Autoritetet greke kanë kërkuar ndihmën e ambasadës shqiptare për të kontaktuar familjet dhe për të lehtësuar procedurat ligjore që pasojnë ngjarje të tilla tragjike.

More posts