Tjetër goditje e SHBA ndaj Edi Ramës: Ultimatum për vizat me Bjellorusinë, lidhjet me Putinin nën lupë

Departamenti i Shtetit paralajmëron Tiranën për marrëveshjen e vitit 2019 me Lukashenkon, që hapi dyert e mafies ruse e bjelloruse në Shqipëri, ndërsa Rama akuzohet për lëvizje të koordinuara me rrjetet pro-Kremlinit…

Lidhjet zyrtare dhe informale të kryeministrit Edi Rama me qarqe ekonomike-financiare dhe diplomatike të Vladimir Putinit edhe jashtë Rusisë, kanë vënë në lëvizje Departamentin Amerikan të Shtetit për t’i “mbledhur frerët” aventurierit të Shqipërisë.

Pas mungesës së urimit për mandatin e katërt; pas bllokimit të ftesave prej afro 5 vitesh nga Shtëpia e Bardhë; pas shpërfilljes që i bëri zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance, në Konferencën e Mynihut në shkurt 2025; pas ndalimit për t’iu afruar presidentit Donald Trump në Samitin e NATO-s më 25 qershor 2025 dhe pas ndalimit për të marrë pjesë në takimin e OKB-së, Edi Rama ka marrë një goditje tjetër nga SHBA.

Tjetër goditje e SHBA ndaj Edi Ramës: Ultimatum për vizat me

Një javë më parë, DASH i dha ultimatum qeverisë shqiptare që të anulojë marrëveshjen me qeverinë e Bjellorusisë për heqjen e vizave mes dy vendeve; marrëveshje e nënshkruar më 27 dhjetor 2019 nga Edi Rama dhe Aleksandër Lukashenko, mik dhe bashkëpunëtor i Vladimir Putinit për agresionin ndaj Ukrainës.

Me shkresë nr. 13471, datë 24 shtator 2025, vetëm 5 ditë pas dekretimit të qeverisë “Rama 4”, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se ka pezulluar marrëveshjen e heqjes së vizave me Bjellorusinë e Lukashenkos, duke filluar nga data 30 shtator 2025.

Tjetër goditje e SHBA ndaj Edi Ramës: Ultimatum për vizat me

Kjo marrëveshje, që prej 6 vitesh i kishte hapur kufirin shqiptar mafies bjelloruse, ruse dhe grupeve të pastrimit të parave të pajisura me shtetësi bjelloruse, ishte cilësuar e papranueshme nga SHBA që në janar 2025, kur DASH i kërkoi Ramës të ndërpriste bashkëpunimin me një shtet vasal të Rusisë.

Por Rama, më 15 maj 2025, bëri vetëm një pezullim të pjesshëm të vizave – duke i ndaluar për shtetasit bjellorusë pa fuqi financiare, ndërsa për pasanikët i la në fuqi, duke lejuar kështu që mafia dhe grupet terroriste të lidhura me Lukashenkon e Putinin të hynin lirisht në Shqipëri.

Informacionet e FBI se në Shqipëri janë vendosur grupe mafioze me dokumente bjelloruse, të cilat pastrojnë para dhe organizojnë veprimtari diversioniste pro-ruse në Ballkan, detyruan Shtëpinë e Bardhë që javën e kaluar t’i japë ultimatum Ramës për anulimin e marrëveshjes së vizave reciproke me Bjellorusinë.

Edhe këtë herë, Rama, i kapur nga rrjetet ruse, nuk i anuloi vizat siç kërkoi SHBA, por vetëm i pezulloi.

Amerikanët kanë “mbajtur shënim” edhe darkën private në Azerbajxhan, ku mori pjesë Rama me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, si dhe me sheikë dhe drejtues klanesh mafioze të botës arabe, aziatike dhe afrikane të lidhur në interesa me Vladimir Putinin.

More posts