Tifozët shqiptarë do të jenë në stadium?! Tr*nditet Serbia, ja cfare kanë planifikuar shqiptarët

Në prag të ndeshjes Serbi-Shqipëri, që do të luhet nesër në stadiumin “Duboçica” të Leskovcit, mediat serbe raportojnë për masa të rrepta sigurie dhe për “tentativa nga tifozët shqiptarë” për të siguruar bileta për sfidën.

Gazetari i Sport Klubit, Branko Spasojeviç, duke folur për televizionin N1, tha se biletat për këtë ndeshje nuk kanë qenë në shitje të lirë, por janë shpërndarë në mënyrë të kontrolluar përmes Federatës së Futbollit të Serbisë dhe klubeve lokale,

Biletat nuk kanë qenë në shitje. Ato janë shpërndarë nga Federata dhe organet rajonale të futbollit, më pas klubeve dhe tifozëve të përzgjedhur. Megjithatë, ka pasur seriozisht zëra se disa bileta janë kërkuar dhe ofruar nga tifozë shqiptarë në jug të Serbisë, konkretisht në Vranjë dhe Bujanoc, ku dyshohet se është tentuar shpërndarja e tyre,” deklaroi Spasojeviç.

Sipas tij, autoritetet serbe janë në dijeni të këtyre përpjekjeve dhe kanë marrë masa të forta kontrolli. “Federata e Futbollit e Serbisë ka sqaruar se policia zotëron informacionet përkatëse dhe do të bëjë maksimumin për të shmangur çdo incident. Biletat janë të personalizuara dhe askush nuk mund të hyjë pa dokument identifikimi,” shtoi ai.

Kjo do të jetë ndeshja e parë midis dy kombëtareve në territorin serb që nga përplasja e famshme e vitit 2014, e ndërprerë pas incidentit me dronin.

Një situatë e tensionuar është regjistruar gjatë konferencës për shtyp të trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, para ndeshjes me Serbinë, pasi Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në FSHF, Fatjon Kodra, ndërhyri për të korrigjuar përkthimin e fjalëve të trajnerit.

Konferencat e shtypit para ndeshjeve me një rival kaq të ndjeshëm shpesh shoqërohen me vëmendje të shtuar mediatike.

Gjatë deklaratave të trajnerit kuqezi, Fatjon Kodra vuri re se disa gazetarë serbë po shtrembëronin saktësinë e përkthimit të fjalëve të Silvinjos.

Kodra ndërhyri menjëherë për të kërkuar që deklaratat e trajnerit të interpretoheshin saktësisht, me qëllim që të shmangej çdo keqkuptim në komunikim dhe mesazhi të ishte i drejtë.

Në vijim, zyrtari i FSHF-së zhvilloi edhe një bisedë në anglisht me një nga gazetarët e pranishëm për të sqaruar pasaktësinë e citimit. Ndërhyrja e menjëhershme bëri që situata të qetësohej shpejt, ndërsa konferenca për shtyp vijoi normalisht.

Shqipëria luan “finalen” e saj të madhe përballë Serbisë, ku një fitore historike e kuqezinjve, do t’i jepte një shtysë më të madhe të besuarve të Sylvinhos për të siguruar vendin e dytë që të çon në Play Off”-et e Botërorit 2026.

Mbrëmjen e sotme, nënë forca të shumta sigurie, ekipi shqiptar është shoqëruar drejt hotelit ku do të akomodohet.

Në orën 16:30, trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi Elseid Hysaj dolën në konferencë për mediat, të cilët shprehën të njëjtin qëllim, fitoren kundër serbëve.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç deklaroi se pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme në Prokuplje, në bashkëpunim me Administratën Doganore, arrestuan D. P. nga Shqipëria,

“Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prokuplje, në bashkëpunim me Administratën Doganore, arrestuan D. P. (1972) nga Shqipëria, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se ai ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”, thuhej në deklaratë.

Në pikën kufitare të Merdares, policia, gjatë kontrollit të një furgoni Mercedes të drejtuar nga i dyshuari nga drejtimi i AP të Kosovës, gjeti pesë çanta që përmbanin 22 bluza, 244 flamuj dhe 86 kapele me mbishkrimin UÇK, 65 bluza me imazhin e Agim Ramadanit, 58 shalle me stemën e Shqipërisë, si dhe 92 kapele.

Dyshohet se sendet dhe veshjet e lartpërmendura ishin planifikuar të përdoreshin dhe të shfaqeshin në ndeshjen e ardhshme në Leskovac, midis ekipeve të futbollit të Serbisë dhe Shqipërisë.

I dyshuari është urdhëruar të mbahet në paraburgim deri në 48 orë dhe do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje me një kallëzim penal.

More posts