Mbrëmjen e së enjtes, gazetari Armir Shkurti dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u përfshinë në një debat të ashpër në emisionin “Quo Vadis”, ku nuk munguan ofendimet personale dhe akuza të ndërsjellta.
“Ti e fute në burg!” – Debat i furishëm LIVE mes Shkurti dhe Blushit shpërthen në ofendime

Tema kryesore e diskutimit ishte situata politike në vend, sfidat e opozitës dhe humbjet e njëpasnjëshme të saj. Blushi theksoi se opozita po përballet me një regjim dhe fajin kryesor e sheh te qeveria e Edi Ramës, duke shpërndarë përgjegjësinë larg opozitës.
Nga ana tjetër, Shkurti kërkoi më shumë transparencë dhe vetë-reflektim nga opozita, duke theksuar se qytetarët nuk frymëzohen më nga liderët aktualë.
Debati u përshkallëzua me përplasje personale dhe tone të larta:
Shkurti: “Jam themelues i PD-së, por anëtar partie nuk kam qenë asnjëherë. Jam shok i Altin Goxhajt, jo zëdhënës.” Blushi: “Atëherë këshilloi me Altinin se je ndryshe nga linja e tij.” Shkurti (shkurt): “Po ka tallur bthën Altini me ty!”* Blushi: “Paske pirë ti.” Shkurti: “Ti pije në Presidencë me Ilir Metë, e fute në burg. Sot je ti problemi, se gënjeni shqiptarët. Morët Flor Binajn se ke shpall falimentimin.”