Tha që vr*ste gjyqtarin që i d*non nipin! Karamuco tr*ndit: Ishte tape topi, nuk e besoni cfare i tha policise

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka kërkuar të mos merret seriozisht xhaxhai i të riut që vrau gjyqtarin, i cili kërcënoi sot se kushdo që e dënon do të ketë fatin e Astrit Kalasë. Siaps tij, ai ka qen në gjendje të dehur dhe pasi u

“Ai ishte në gjendje të alkoolizuar. I pirë tapë. Edhe pasi ka vajtur në komisariat dhe i kanë vënë shkresën para që çfarë ke thënë, ka thënë jo nuk kam thënë kështu, jo andej e jo këtej. Unë e kam me këta të alkolizuarit e tjerë. Këta të rrjeteve sociale që u gëzuan me vrasjen”, thas Karamuço.

Në një komunikim për mediat, Gjovalin Shkambi ka deklaruar se ai gjyqtar që do të dënojë nipin e tij, Elvis Shkambi do të ketë fatin e Astrit Kalasë.

“Ata që do të dënojnë atë do të përballen me të njëjtën gjë. Ata që do të dënojnë nipin do të përballen me plumba, sepse ka 13 vjet që i shkruajmë kryeministrit dhe gjithë qeverisë na i jepni pronën se e kemi blerë. Ai gjyqtari që do dënoj atë ka të njëjtën shpërblim, provat i dhamë”, tha Gjovalin Shkambi..

Rreth godinës trekatëshe, objekt i konfliktit që çoi në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja nga pala që pretendon pronësinë dhe që prej gati tri dekadash nuk e ka marrë dot në zotërim, forcat e Inspektoratit vendor të Mbrojtjes së Territorit prej disa ditësh po shembin muret rrethuese për lirimin e hapësirave publike.

Një ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja nga i dyshuari Elvis Shkambi, aty gjejmë xhaxhain e tij, Gjovalin Shkambi. Ndryshe nga Gjoni, Gjovalini jeton në një nga banesat në katin e tretë të kësaj godine, ku vëllai i tij nuk ka mundur të futet. Për nipin Elvis Shkambi, i cili ishte në gjyq në Apelin e Tiranës krah xhaxhait të tij Gjonit, si palë e interesuar në proces, Gjovalini thotë se ndihet krenar. Madje publikisht kërcënon se të njëjtin fat si Astrit Kalaja do ta ketë çdo gjyqtar që dënon nipin e tij.

Në një prononcim për mediat, Gjovalin Shkambi thotë se ai gjyqtar që do t’i dënojë nipin do të përballet me plumba dhe do të ketë të njëjtin “shpërblim” sikur të jetë edhe Donald Trump apo Papa Leone XIV.

Gjovalin Shkambi pretendon se nuk ka qenë në dijeni të planit të nipit sepse do ta kishte ndaluar, por shton se kanë nisur një “luftë të paparë” dhe se nuk i druhet hakmarrjes. Pronën, familja Shkambi pretendon se e ka me letra, ndërsa Gjovalini thotë se është vetë shteti që i ka futur në këtë situatë.

Ai gjyqtar që dënon nipin tim do të përballet me të njëjtën gjë, do të përballet me plumba, ka të njëjtin shpërblim. Ka 13 vjet që i shkojmë kryeministrit e gjithë qeverisë, na jepni pronën se ua kemi blerë. Provat i dhamë. Ose të na çojnë në burg, nëse e kemi privatizuar gabimisht. Familjes së ndjerit gjyqtar i ulem në gjunjë dhe i kërkoj hallallin me kishë e xhami. Por ai që dënon atë djalë, ai gjykohet sikur është gjykuar Astriti. Kemi blerë pronën me ligj me rregulla, jemi me borxh. Kush dënon atë djalë të njëjtën gjë ka, në qoftë edhe Donald Trump edhe Papa, s’ka lojë me ne më. Ne i kemi fituar të gjitha gjyqet, i kemi me certifikatë, të hetojë shteti, se ka 13 vjet që i shkruaj Edi Ramës, liromë pronën. Dhe s’ka lojë më me ne. Nuk kam qenë në dijeni të veprimit që do bënte nipi im, se të isha në dijeni do e kisha ndaluar… Kemi nisur një luftë të paparë, në mënyrë absolute nuk i druhem hakmarrjes. Hiç. Kush dënon atë djalë gjykohet me plumba në sallë të gjyqit, se më ka prerë në besë shteti, se ja kam blerë shtetit. S’ka gjyqtar që e dënon”, thotë ai.

Kjo deklaratë nuk kaloi në heshtje. Pas kërcënimit publik të tij, Gjovalin Shkambi është shoqëruar në polici dhe u vu në pranga. Policia thotë se ka referuar materialet në Prokurori për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.”

Ndërsa dy të plagosurit në ngjarje, Ragip Kurtaj, pala kundërshtare e familjes Shkambi në proces dhe djali i tij lanë paradite spitalin e Traumës. Nipi i Ragipit, Shkëlqim Kurtaj, akuzon familjen Shkambi për falsifikim, por fajin e sheh sërish tek shteti.

“Këta nuk kanë bërë asgjë, se xhaxhai im nuk ka marrë gjë me zor dhe as nuk ka pasur ndonjëherë probleme me njeri. Ka qenë punonjës i Policisë së Shtetit. As ka paguar lek, as ka korruptuar askënd në jetë. Këta kanë kërkuar të drejtën e vet, i lanë në dorë drejtësisë dhe çfarë u çuan e bënë këta djem dje.

Nuk i marr vesh se çfarë është bërë. Kanë 30 vite që nuk e kanë ndarë shapin prej sheqerit. Tani janë çuar për ta ndarë me pushkë, e me pushkë të vazhdojnë. Vranë gjyqtarin në mes të sallës së gjyqit. Të gjitha i kanë pasur dokumentet false. Pse i ka çuar drejtësia deri në këtë pikë? Prona do të jetë e xhaxhait dhe ngjarjen ta vazhdojë drejtësia. Është në dorë të shtetit”, tha Shkëlqim Kurtaj.

Si Gjovalin Shkambi, ashtu edhe Ragip Kurtaj prej vitesh jetojnë nën të njëjtën çati, mes konflikteve të hapura gjyqësore.

Elvis Shkambi hyri ditën e djeshme brenda sallës së gjyqit dhe qëlloi tre herë drejt gjyqtarit Astrit Kalaja pasi mori vendim kundër xhaxhait të tij Gjon Shkambi. Policia, në njoftimin zyrtar, tha se detektori kishte dhënë sinjalizim për prezencën e metalit kur nipi e xhaxhai kanë hyrë brenda gjykatës, por se roja e sigurisë Banush Koxhaj, i cili gjithashtu është vënë në pranga, nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim.

Po ashtu, sipas policisë, Gjon Shkambi dyshohet se ishte në dijeni të veprimeve që synonte nipi dhe se nuk e ka ndaluar. Ndaj 56-vjeçarit rëndon akuza e vrasjes së funksionarëve publikë e kryer në bashkëpunim si dhe vrasje në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë. Ndaj autorit, përveç këtyre dy akuzave si xhaxhai, rëndon edhe armëmbajtja pa leje.

More posts