Astrologia Meri Gjini parashikon një muaj tetor me tensione dhe nervozizëm për shenjën e Akrepit, por gjithashtu me zhvillime pozitive në karrierë. Në këtë periudhë, punët dhe lëvizjet e premtuara do të kenë momentin e duhur për t’u realizuar.Me ardhjen e Mërkurit, profesioni i Akrepit do të marrë një hov të ri dhe do të ecë në një rrugë shumë të mirë.
Tetori një muaj i artë! Meri Gjini vecon këtë shenjë horoskopi nga të gjithë të tjerët

Një lajm i mirë vjen nga Venusi në Peshore, i cili do të ndihmojë Akrepin të mbyllë borxhet dhe kreditë, duke përmirësuar situatën financiare. Megjithatë, astrologia këshillon kujdes në diskutimet dhe vendimet që lidhen me të tjerët, duke i shtyrë ato për në fund të muajit për të shmangur konflikte.
Ky është momenti ideal për Akrepin që të marrë kontrollin e financave dhe të bëjë pastrimin e detyrimeve ekonomike.
Një muaj me nervozizëm dhe tension, por shumë i mirë për të pasur zhvillime në karrierën e tyre.
Puna, ato që presin, lëvizjet që janë premtuar, kanë momentin e vet. Ardhja e Mërkurit bën që profesioni të jetë në një pikë shumë të mirë dhe në një ecuri shumë të mirë.