Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro i ka bërë thirrje qeverisë amerikane të ulë tensionet dhe ka paralajmëruar për rrezikun e një konflikti ushtarak në shkallë të gjerë.
Tensionet arrijnë kulmin/ Maduro paralajmëron për luftë kundër SHBA-së: Mos na shtyni drejt luftës së madhe

“Asnjë nga dallimet që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi nuk duhet të çojë në një konflikt ushtarak në shkallë të gjerë dhe dhunë në Amerikën e Jugut”, tha Maduro në një video të postuar në Telegram.
Ai i bëri thirrje SHBA-së të braktisë atë që e quajti “plani i saj për ndryshim të dhunshëm të regjimit në Venezuelë dhe në të gjithë Amerikën Latine” dhe i kërkoi Uashingtonit të respektojë sovranitetin e vendit.
Maduro deklaroi gjithashtu se mbi 5300 njësi të milicisë komunale ishin aktivizuar për t’u mbrojtur kundër përpjekjeve të mundshme për “ndryshim të regjimit” të mbështetur nga SHBA-ja.
Askush nuk do të vijë të na skllavërojë ose kolonizojë, as sot dhe as kurrë”, tha ai.
Konflikti midis Venezuelës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është intensifikuar kohët e fundit.