I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme.
Temperaturat e larta mbërthejnë vendin! Ja cfarë pritet të ndodh pasditen e kësaj të Marte

temperatura moti hotSipas parashikimit të motit, temperaturat maksimale pritet të ngjiten deri në 41 gradë Celsius ndërsa ato minimale 18-25 gradë.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-12m/s
Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.