Prifti françeskan, Landi Jaku, në një intervistë për Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka rrëfyer disa mrekulli që ka parë me sytë e tij të ndodhin në Kishën e Shna Ndout në Laç.
“Të verbrës iu kthye shikimi”, Prifti rrëfen mr*kullitë që ka parë me sytë e tij në Kishën e Laçit

Ai ka rrëfyer se si një grua në gjendje jo të mirë mendore, u shërua plotësisht pas lutjeve të familjarëve. Një tjetër rast që ai rrëfen është rikthimi i shikimit të një gruaja që jeton ende sot, e cila ishte totalisht e verbër.
Pjesë nga biseda:
Jaku: Më kujtohet një vajzë që kishte kaluar nga mendja, ishte krejt jashtë orbite. Kur e sollën të afërmit e saj për disa të marta rresht, janë lutur për shëndetin e saj. Unë e kam parë me sytë e mi, ajo hante gurë, dhe. Pastaj në momentin që është shëruar është bërë shumë mirë.
E kam parë tani vonë ishte bërë me djalë, dhe ishin të dy shumë mirë. E kam parë me sytë e mi si të sëmurë e kam parë edhe kur ishte e shëruar.