Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, ku dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pas një të shtëne me armë zjarri.
Të shtëna me a*më zjarri në qytetin shqiptar, raportohet për 2 vikt*ma dhe dy të pl*gosur!

Ngjarja dyshohet të jetë kryer nga një person mashkull, shtetas i Kosovës, i njohur për Policinë e Kosovës, i cili për momentin ndodhet në arrati.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, konfirmoi rastin për Telegrafin dhe tha se autoritetet janë vënë në kërkim të të dyshuarit.
Sot, më 10.08.2025, rreth orës 12:32, dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Gjilan. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor,” tha Hashani.
Ai shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve rajonale, njësiti i krimeve të rënda dhe prokurori i shtetit, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të rastit.