Një shqetësim në rritje po vjen nga komuniteti shkencor: nivelet e testosteronit tek meshkujt e rinj janë në rënie të ndjeshme. Studime të fundit tregojnë se një 20-vjeçar sot ka nivele të testosteronit të ngjashme me ato të një 70-vjeçari në vitet 1970.
Të rinjtë 20-vjeçarë të sotëm kanë nivelin e testosteronit të një 70-vjeçari të viteve 1970

Ky zbulim alarmues vjen pas disa dekadave të analizave dhe krahasimeve të të dhënave hormonale në popullata të ndryshme. Në veçanti, shkencëtarët kanë vënë re një rënie të qëndrueshme të nivelit mesatar të testosteronit që nga vitet 1980, duke sugjeruar se nuk bëhet fjalë vetëm për një plakje natyrale të popullsisë, por për faktorë të jashtëm që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin hormonal të meshkujve të rinj.
Cilat janë arsyet?
Ekspertët rendisin disa faktorë të mundshëm për këtë rënie të ndjeshme:
- Stili i jetesës sedentare – mungesa e aktivitetit fizik ka ndikim të drejtpërdrejtë në prodhimin e testosteronit.
- Ushqimi i përpunuar dhe obeziteti – dieta moderne e pasur me sheqerna, yndyra të pashëndetshme dhe kimikate ndikon negativisht në shëndetin hormonal.
- Stresi kronik dhe gjumi i pakët – këto dy elementë lidhen ngushtë me uljen e prodhimit të hormoneve mashkullore.
- Ndotja mjedisore dhe ekspozimi ndaj kimikateve hormon-prishëse – si BPA, ftalatet dhe substanca të tjera që gjenden në plastikë, kozmetikë dhe produkte të përditshme.
Pasojat e uljes së testosteronit