Të jesh i shkurtër është mallkim’: Ja si Burrat paguajnë mijëra euro për t’u thyer këmbët dhe për t’u bërë më të gjatë

Një histori e pazakontë vjen nga Turqia, ku një 38-vjeçar amerikan, Frank, ka vendosur të bëhet më i gjatë duke iu nënshtruar një prej operacioneve më të dhimbshme dhe më të rrezikshme – zgjatjes së këmbëve me shufra metalike.

Frank, i cili është 1.70 m i gjatë, tregoi se ideja për ndërhyrjen kirurgjikale i erdhi gjatë muajit të mjaltit në Kuala Lumpur, kur i rrëfeu bashkëshortes së tij se kompleksi për gjatësinë e kishte ndjekur prej adoleshencës. Pa humbur kohë, ai kontaktoi një klinikë në Stamboll dhe bëri menjëherë prenotimin.

Operacioni konsiston në thyerjen e qëllimshme të kockave të kofshëve dhe vendosjen e shufrave metalike, të cilat më pas zgjaten çdo ditë me anë të një mekanizmi të jashtëm. Çdo rrotullim i çelësit i jep pacientit një milimetër të ri gjatësi, ndërsa dhimbja është e padurueshme.

“Çdo ditë është një vuajtje. Nganjëherë dhimbja nervore më shkatërron. Por unë jam i vendosur të arrij lartësinë që dua”, shprehet Frank, i cili synon të shtojë 9 cm, për të kaluar nga 1.70 m në 1.79 m – thjesht për t’u konsideruar me gjatësi mesatare.

Rehabilitimi është një tjetër etapë e vështirë. Pacientët si Frank duhet t’i nënshtrohen terapisë intensive, masazheve, përdorimit të holluesve të gjakut dhe një regjimi të rreptë kujdesi. Komplikacionet janë të shumta: mpiksje gjaku, dëmtime nervore, dhimbje kronike dhe deformime në ecje. Madje, disa pacientë kanë humbur jetën për shkak të komplikimeve.

Industria e kirurgjisë për zgjatjen e gjymtyrëve po rritet me shpejtësi në botë, veçanërisht në Turqi, ku klinikat si “Wanna Be Taller” në Stamboll presin dhjetëra pacientë çdo muaj. Ekspertët paralajmërojnë se obsesioni për disa centimetra shtesë po i shtyn njerëzit drejt një sakrifice ekstreme, të krahasueshme me torturat mesjetare.

More posts