🎥 “Rudina” dhe dashuria për Korçën – Momenti kur studioja u mbush me emocion dhe krenari për origjinën
“Rudina”, një nga programet më të ndjekura të pasdites në ekranet shqiptare, vazhdon të mbetet një pikë referimi për publikun, jo vetëm për temat interesante dhe të ftuarit nga fusha të ndryshme të jetës, por edhe për mënyrën e ngrohtë dhe spontane me të cilën moderatorja Rudina Magjistari i pret dhe i zhvillon bisedat me ta.
Të gjithë kujtojne se është nga Tirana, do habiteni kur të mësoni se nga është me origjinë Rudina Magjistari

Këtë herë, vëmendjen e publikut e tërhoqi një moment tepër i veçantë dhe i ngarkuar emocionalisht – kur në studio u ul një i ftuar nga qyteti i Korçës. E gjithë atmosfera ndryshoi menjëherë: fytyra e Rudinës u ndriçua, buzëqeshja iu bë më e gjerë dhe entuziazmi i saj u ndje menjëherë në ekran.
Për ta bërë edhe më të bukur këtë takim, moderatorja kishte përgatitur një kolazh të mrekullueshëm me serenata korçare, këngë të zemrës që prekin kujtime, histori dashurie dhe mall për qytetin e serenatave. Muzika dhe atmosfera sollën emocione të sinqerta jo vetëm për të ftuarin, por për të gjithë publikun që po e ndiqte nga ekrani.
Gjatë bisedës së këndshme dhe plot humor, i ftuari – Devisi – i përmendi Rudinës se e kishte parë edhe në qytetin e tij të lindjes. Moderatorja, pa hezitim, ndau një detaj shumë personal që shumë ndoshta nuk e dinin:
Ky moment solli një tjetër valë reagimesh pozitive – ndjekësit e emisionit vlerësuan faktin që Rudina nuk e harron origjinën, përkundrazi, ajo është krenare për të dhe nuk ngurron ta shprehë publikisht.