Për përballimin e reduktimit apo mungesës së naftës në kohë të vështira, qeveria ka rihedhur sërish idenë e ngritjes së një rezerve shtetërore për furnizimin e popullatës në këto raste.
Alarm për qytetarët! Nafta drejt një tjetër rritjeje – ja sa do rritet çmimi!

Projektligji i nxjerrë për konsultim publik “Për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave te sigurisë për naftën bruto dhe nënproduktet e saj” parashikon një rezerve sa për 90 ditë konsum në rast nevojash, i cili pritet ti kushtojë buxhetit të shtetit minimalisht 520 mln euro nëse i ndërton depozitat ose rreth 300 mln euro me qira.
Shuma e përgjithshme e rezervave të sigurisë qe duhen te mbahen në Republikën e Shqipërisë ka si target te paktën 90 ditë e sasive te importeve mesatare ditore neto ose të paktën 61 ditë të mesatares ditore të sasisë te konsumit të brendshëm, cilado nga dy sasitë është më e madhe. Rezervat e sigurisë për të arritur targetin do krijohen gradualisht dhe në mënyrë proporcionale në baze të Planit të Veprimit, i cili miratohet nga Këshilli i Ministrave”.
Konkretisht për një rezervë 90 ditë që do i shërbejë popullatës në rast krizash, duhen minimalisht sipas ekspertëve të tregut 270-300 mijë ton karburantë, të cilat me vlerën e tregut aktual kushton 300 mln $ ose thënë ndryshe 260 mln euro.
Rritja e mundshme: ~4–5 lek për litër (sipas mënyrës së zbatimit). Mbushje 50 L: +200–250 lek. Shënim: Llogaritje orientuese; ndikimi real varet nga kursi i euros, marzhet tregtare, taksat dhe si do ndahet kostoja (nëse do kalojë e plotë te konsumatori apo jo).