Takime speciale me eskorta në qeli? Avokati i Laert Haxhisë tregon gjithçka: Lajmi për takimet…

Avokati mbrojtës i të dënuarit Laert Haxhia, Detar Hysi, ka reaguar përmes një deklarate publike lidhur me lajmet e fundit që qarkullojnë në media për takime të paligjshme të klientit të tij në burgun e Drenovës, me persona të paautorizuar, konkretisht një modele.

Si mbrojtës ligjor i të dënuarit Laert Haxhia, dua të sqaroj opinionin publik se lajmi për takime me persona të paautorizuar është i pavërtetë.

Ky i dënuar nuk ka kryer asnjë veprim të tillë,”– thuhet në deklaratën e avokatit.

Avokati Hysi thekson gjithashtu se kjo çështje aktualisht është në hetim nga Prokuroria e Korçës dhe shpreh besimin se e vërteta do të dalë në dritë përmes rrugës ligjore.

More posts