Emri i Sadia Khan po përmendet në çdo cep të rrjeteve sociale. Trajnerja e marrëdhënieve, që ndër vite e ka ndërtuar markën e saj si “The Sadia Psychology”, sot është kthyer në figurën më të përfolur për shkak të një skandali që përfshin tradhti, voice notes të rrjedhura dhe akuza për mashtrim financiar.
Ta kënaq burrin edhe në përvjetorin e martesës’, trajneres i plas skandali me bisedat

Sadia, që u mëson grave dhe burrave se si të ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme dhe të bëhen “high-value”, është vënë nën mikroskop pas një serie publikimesh në TikTok e Instagram, ku u ekspozuan fragmente zëri dhe mesazhe të saj private. Pikërisht aty nisi rrëmuja: në një voice note dëgjohet duke thënë fjalë tronditëse, që ranë ndesh me çdo gjë që ajo vetë ka predikuar për vite me radhë.
Unë mund ta kënaq partnerin tënd çdo ditë që të dua, madje edhe ditën e martesës së saj ose ditëlindjen e saj…”, dëgjohet zëri i saj. Fjali të tilla, të cilat në kontekstin e pretendimeve për lidhje me një burrë të fejuar, ndezën menjëherë debatin publik.
Në mesazhe të publikuara, ajo e quan veten “side chick”, duke shtuar se “në Dubai, gratë mund të zgjedhin kë të duan”. Për shumëkënd, ky ishte konfirmimi i një mentaliteti të papajtueshëm me figurën e “mentores së dashurisë” që Sadia kishte shitur për vite. Ironia është therëse: gruaja që predikonte besnikëri dhe etikë në marrëdhënie, akuzohet se vetë ka luajtur rolin e palës së tretë.
Por drama nuk ndalet këtu. Një tjetër pikë që ndezi reagime ishte çështja e çmimeve të shërbimeve të saj. Në shumë portale qarkulluan shifra marramendëse: deri në 6 mijë paund për një program tre-mujor, ose 8 mijë dollarë. Këto lajme bënë që shumë ndjekës të ndiheshin të manipuluar, duke e akuzuar se shfrytëzon njerëzit në nevojë emocionale për përfitime të mëdha financiare.